Shumë shpejt në vend do të hapet Akademia e Biçikletave. Së bashku me dhjetëra vogëlushe që po mësonin rregullat e qarkullimit në ditën e biçikletave, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se hapja e Akademisë synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.
"Në bashkëpunim me APR-në, Policinë Bashkiake dhe miqtë e biçikletave në Tiranë do të hapim akademinë e dyrrotakëve; ajo ka ekzistuar në mënyrë periodike, por tani do të jetë permanente, me emrin ?Akademia e Biçikletës?. Po mësojmë biçikletën edhe në çerdhe e kopsht me rrotat ndihmëse, por duam që, për këdo që nuk e di biçikletën dhe ka dëshirë t?i bashkohet revolucionit të biçikletave, mund të vijë çdo fundjavë?.
Sipas Veliajt, pandemia e Covid-19 me kufizimin e lëvizjes solli edhe ndryshim të stilit të jetesës së qytetarëve.
"Makinën do ta përdorim për të shkuar në Durrës ose në periferi, por për distancat e vogla, tani që janë bërë korsi biçikletash pafund, përdorimi i tyre është mënyra më e shëndetshme për të vijuar jetën në Tiranë. Jam shumë krenar për çunat dhe gocat e Tiranës, nuk janë cinikë, nuk janë dyshues, nuk merren me dogma politike; kur e shohin një gjë të bukur dhe të mirë, e përqafojnë, ndaj besoj se e ardhmja është e tyre".
Për të patur një mjedis dhe ajër më të pastër, Veliaj tha se edhe Policia Bashkiake po transformohet me makina elektrike.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/